Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka festuar së fundmi 30-vjetorin e ditëlindjes së saj. Artistja organizoi një festë të madhe ku pranë vetes kishte familjarë dhe miq të ngushtë.
E teksa në rrjet kanë qarkulluar foto dhe video nga ditëlindja e Xhensilës, fansat kanë nisur të dyshojnë se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël, dhe kjo për faktin se barku i saj dukej goxha i rrumbullakosur. E duket se këto thashetheme i kanë rënë në sy këngëtares, e cila ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shkruante:
‘Pupupupu filluan prapë”-duke lënë të kuptojë se zërat që po qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme të artistes nuk janë të vërteta.