Një rekord i ri është vendosur në Fenix të martën e 11 prillit, me temperaturat që arritën  në orën 16 me orën lokale amerikane, 37 gradë celcius, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik. Temperatura e mëparshme historike, për koicidencë e regjistruar për të njëjtën ditë, ishte ajo e 11 prillit të vitit 1989, në 36 gradë celcius.

 

Meteorologët thonë se shteti i Arizonës prej vitesh nuk po përjeton më një sezon të ndërmjetëm, midis dimrit dhe verës, kësisoj pranvera transformohet menjëherë në verë. Dhe këto luhatje, sipas ekspertëve, sjellin këto temperature kaq të larta.

 

 

Globi po bëhet gjithnjë e më i nxehtw dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut, duke shkaktuar gjithnjë e më shumë thatësirë ekstreme, stuhi e zjarre.