Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja bëri të ditur se në 30-vjetorin e Shërbimit të Kontrollit Teknik është investuar në transformimin e këtij sektori sipas standardeve më të mira, si asnjëherë më parë.
Gonxhja publikoi në rrjete sociale pamje nga puna transformuese, ku dallohet se si kanë qenë dhe si janë qendrat e Shërbimit të Kontrollit Teknik, pas investimeve që janë kryer vetëm në dy vitet e fundit.
“Rikthyer prej dy vitesh nën administrimin e DPSHTRR, festojmë rimëkëmbjen infrastrukturore dhe transformimin në çdo drejtori rajonale, standardet dhe dinjitetin për personelin e qytetarët”, u shpreh ai, teksa në video prezantohen qendrat e Shërbimit të Kontrollit Teknik në rrethet Vlorë, Tirana1, Tirana2, Berat, Dibër, Laç, Durrës, Gjirokastër, Sarandë, etj./ATSH