Pamjet që shihni tregojnë sulmin ndaj gazetarit kosovar Valon Syla. Kamerat e sigurisë së një lokali kanë kapur momentin kur jashtë barit tre persona sulmojnë gazetarin. Express ka siguruar pamjet, ndërsa shihet se pasi e godasin me grushte, tre agresorët largohen.
Aktualisht gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka dalë nga spitali. Syla u sulmua dy netë më parë, pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Ai mori lëndime në kokë, për të cilat u trajtua në QKUK.
Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se tre autorët janë vënë në pranga.