Korporata Turke e Gazsjellësit dhe Naftësjellësit (BOTAŞ) dhe Korporata Bullgare e Industrisë së Gazit (Bulgargaz) kanë filluar dërgesën e parë të gazit natyror nga Türkiye në Bullgari në kuadër të një marrëveshjeje 13-vjeçare.

 

Gjatë ceremonisë së nisjes në terminalin ‘Marmara Ereğlisi LNG’ në provincën veriperëndimore turke Tekirdağ, ministri bullgar i Energjisë, Rossen Hristov, përshëndeti rëndësinë e kësaj dite për dërgesën e parë të gazit në Bullgari.

 

Duke iu referuar cisternës së gazit natyror të lëngshëm (LNG) që u ankorua në terminal, Hristov tha se ky gaz "do të ri-gazifikohet, do të ruhet dhe do të dorëzohet në Bullgari në bashkëpunim me BOTAŞ-in".

 

Drejtori i përgjithshëm i korporatës BOTAŞ, Burhan Özcan, tha se transmetimi i gazit do të jetë një hap fillestar në garantimin e sigurisë së furnizimit me energji jo vetëm për Türkiye-n, por edhe për Bullgarinë dhe Evropën.

 

Po ashtu edhe Hristov, nga ana e tij, tha se partneriteti do të garantojë siguri energjetike jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë Evropën juglindore dhe qendrore.

 

Hristov theksoi se të dyja palët aktualisht po eksplorojnë mundësi të tjera të projekteve të gazit dhe energjisë. Ai po ashtu shtoi se Bullgaria e konsideron Türkiyen një partner të besueshëm.

 

Ministri bullgar konfirmoi se një marrëveshje tjetër që do të mundësojë zgjerimin e infrastrukturës në Türkiye, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki do të nënshkruhet më 25-26 prill.

 

"Dërgesa e sotme do të jetë rreth 55 milionë metër kub (mcm), por do të kemi një dërgesë totale vjetore prej 1,5 miliard metra kub (bcm). Ky kapacitet është në pozicion për t’u rritur me rritjen e kërkesës. Teknikisht, ne e kemi këtë mundësi", tha ai.

 

Duke marrë parasysh kapacitetin ditor të gazit LNG të Türkiye-s prej 161 mcm, Özcan tha se nga infrastruktura e zgjeruar e gazit do të përfitojë Bullgaria fqinje dhe vende të tjera evropiane, që korrespondon me një gazifikim të gazit natyror prej mbi 50 bcm në vit.

 

Më 3 janar, Tükiye dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje për transmetimin e deri në 1,5 miliard metra kub gaz natyror në vit. Marrëveshja, e cila mbulon një periudhë 13-vjeçare, erdhi një muaj pasi liderët e dy vendeve dhe ministrat e energjisë u takuan në Istanbul./AA