Katër persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një orteku që ra në akullnajën Armancette në Haute-Savoie në Francë.

 

Mes viktimave është edhe kampioni i alpinizmit në ski Lorenzo Holzknecht, 39 vjeç, instruktori i skive Sandro Dublanc, 44 vjeç dhe financierja Elia Meta, 37 vjeç.

 

 

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Dermanin, e bëri të ditur këtë në një postim në Twitter, duke thënë se bilanci është i përkohshëm dhe grupet e shpëtimit janë ende duke kryer detyrën.

 

Dy helikopterë u dërguan në vendngjarje për të ndihmuar me kërkimet dhe u mobilizuan më shumë se 20 operatorë.

Alpet janë ndër destinacionet turistike më të njohura në Francë, gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve.