Dy persona janë vënë në prangat e policisë gjatë kontrolleve të ushtruara për lëndë narkotike.

Një 38-vjeçar nga Ukraina është vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit pasi po tentonte të hynte në Shqipëri me një sasi lënde narkotike të fshehur në makinë.

 

Ndërkohë është arrestuar edhe një 40-vjeçar në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës pasi policia i gjeti kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Njoftimi i policisë

 

Tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Ukraina.

 

 

Vau i Dejës/Arrestohet një 40-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

 

Policia e Shkodrës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, si dhe në pikat e kalimit kufitar të këtij qarku, me mbështetjen e inteligjencës informative, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, për të cilat u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasit:

 

-S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

 

-P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

 

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.