Rrahja mes dy policëve në Maqedoninë e Veriut është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

 

 

Videoja e bërë virale tregon një incident të ndodhur të dielën, ditën e Pashkëve në komunën rurale Krivokashtan të vendit fqinj.

 

Policia e Manastirit, e cituar nga mediat vendase, raportoi se sherri nisi përpara një lokali. Dy policët e përfshirë në konflikt janë të moshave 41 dhe 45 vjeç. Ata përplasen një herë ashpër verbalisht, e pas sharjeve të egra, njëri prej tyre nxjerr pistoletën. Një koleg i tretë ka ndërhyrë për t`ia larguar armën nga dora duke shmangur një tragjedi të mundshme.

 

 

Policia maqedonase njoftoi se janë marrë masat për zbardhjen e menjëhershme të incidentit Për incidentin është njoftuar departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, ndërsa do të nisin procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe pezullim nga vendi i punës.