Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin policia ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit.

 

Raportohet se mjeti ka targa të ndryshuara, megjithatë ai mësohet se është i ngjashëm me motorin e vrasësit.

 

Ndërkohë hetuesit pritet të analizojnë gjurmët e gishtërinjve që mund të gjenden në të.

 

Biznesmeni 50-vjeçar Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje një ditë më parë në lokalin e tij, nga një person ende i paidentifikuar. Autori lëvizte me motoçikletë me targa të huaja, ndërsa mbante kokore, maskë Covid e jelek fosforeshent.