Ndërsa disa njerëz mund t’i shkatërrojnë xhinset e tyre në larje sa herë që vërejnë një njollë, një grua zbuloi se nuk i ka larë ato që ka si më të preferuara, për gati dy dekada.

 

Artistja Sandra Wallis, nga Hull duke folur për The Sun, tha se xhinset blu indigo M&S dukeshin njësoj si ditën kur i bleu, saktësisht 18 vite më parë.

 

Momenti u bë viral pasi Sandra e ndau atë në TikTok, me shumë njerëz që u habitën që artistja kishte kaluar kaq gjatë pa i larë xhinset në lavatriçe. Sandra zbuloi se ishte e habitur që kaq shumë njerëz ishin të interesuar për xhinset e saj.

 

“Epo, unë i kam ato për 18 vjet dhe i vesh vetëm një herë në vit, kështu që jam ok – më kanë mbetur edhe dy vjet për të bërë 2 dekada” tha ajo në emision, duke u ngritur për të treguar xhinset e veshura.

 

Sandra e rindau momentin në TikTok-un e saj, ku u pa më shumë se 568,000 herë.