Një tërmet me magnitudë 7,1 goditi sot Ishujt Kermadec në Zelandën e Re.

 

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave e vendit (NEMA) tha se nuk ka “kërcënim për cunami” për Zelandën e Re pas tërmetit.

 

“Bazuar në informacionin aktual, vlerësimi fillestar është se tërmeti nuk ka gjasa të ketë shkaktuar një cunami që do të përbënte kërcënim për Zelandën e Re”, thuhet në një deklaratë.

 

Sipas NEMA-s, tërmeti ka goditur rajonin rreth orës 13:42 me kohën lokale. (01:42 GMT).

 

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 49 kilometrash.

 

Ishujt Kermadec ndodhen në verilindje të Ishullit Verior të Zelandës së Re dhe në jugperëndim të Tongës./AA