Është arrestuar një 35-vjeçar S. S., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Policia ka arrestuar 26-vjeçarin S. C, banues në Suedi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Gjithashtu është arrestuar dhe një 53-vjeçar banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Një 45-vjeçar A. Sh., banues në Kavajë është vënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Një tjetër qytetar nga Tirana F. Ç., 34 vjeç, është arrestuar pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Më datë 23.04.2023, rreth orës 19:30, në Yzberisht, është djegur një motomjet jo funksional, pa targa. Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët janë dy shtetas të mitur 13 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur një 33-vjeçar E. R. i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Gjithashtu është shpallur në kërkim një 60-vjeçar M.A i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.