Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nga policia pasi u kap në flagrancë me një ngarkesë kokaine në portin e Vado Ligure në Savona.
Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 85 kg kokainë e ndarë në 75 pako. Sipas mediave italiane, ngarkesa e kokainës ishte fshehur brenda një kontejneri me banane të nisur nga Ekuadori.
Ngarkesa po mbahej nën monitorim pasi iu nënshtrua skanerit. 21-vjeçari u kap në flagrancë kur shkoi të merrte kokainën nga kontejneri.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën pajisje për të hapur me forcë konteinerin.