Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade, Arben Kingji priti në takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski.

 

Takimi mes dy homologëve u fokusua në marrëdhëniet dypalëshe të bashkëpunimit ushtarak, si shtete fqinje dhe si dy vende anëtare në NATO.

 

Gjeneral Kingji u shpreh se, “vendet tona luajnë një rol kyç në forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë në rajon e më gjerë, duke marrë pjesë aktivisht në të gjitha nismat e NATO-s në mbrojtje të lirisë dhe të vlerave demokratike”.

 

Gjenerallejtënant Gjurchinovski, pasi u njoh mbi procesin e zhvillimit dhe modernizimit të FARSH, falënderoi gjeneral Kingji-n për pritjen e veçantë, si dhe gjatë takimit dypalësh vuri theksin për angazhimin e përbashkët në gjetjen e mundësive të reja për thellimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive të vendeve tona, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.