Dy banesa janë djegur në fshatin Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit. Mësohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa shkak ka qenë një konflikt brenda një familjeje.

 

Sipas BW, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e Lutif Fanajt ku dhëndri i familjes nga Kosova ka dhunuar anëtarët e saj dhe më pas ka spërkatur banesën me benzinë duke i vënë flakët.

 

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe shtëpia e fqinjëve, në pronësi të Petrit Izetit.

 

Mësohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë si pasojë e dhunë fizike, por edhe flakëve të zjarrit.