Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ambientet e panairit “Ditët e Bujqësisë 2023”, në Lushnjë, me produkte të Myzeqesë e gjithë vendit.

 

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, Kryeministri pa nga afër stendat e këtij panairi.

 

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023”, i cili ka në fokus bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe inovacionin, ka si mbështetës kryesor Ministrinë e Bujqësisë.

 

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” zhvillohet nga datat 27-28-29 prill dhe konsiderohet një urë lidhëse mes bizneseve, profesionistëve dhe mundësive të reja të zhvillimit të agrikulturës, peshkimit dhe blegtorisë.

 

Në të trija ditët e panairit, fokusi kryesor është eksporti i prodhimeve bujqësore, bujqësia e qëndrueshme si dhe rritja e standardeve të agrobizneseve dhe sektorëve të tjerë të përfshirë.