Efektivët e Policisë Italiane në Rimini kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

 

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, gjatë shërbimit normal të patrullimit të policisë, kur është vënë re një makinë që ka përshpejtuar papritur në momentin që ka parë mjetin e autoriteteve italiane.

 

Ky reagim ka bërë që policët ta ndalojnë dhe t’i nënshtrohen kontrollit rutinë. I pyetur nëse posedonte drogë, i riu, një shtetas shqiptar 28 vjeç, si fillim ka mohuar të flasë dhe më pas ka treguar se posedonte një sasi drogë të mbështjellë me një pako e vendosur poshtë dorezës së marshit.

 

Në këtë moment policët i kërkuan të riut t’i tregonte përmbajtjen e pakos, duke gjetur brenda 8 mbështjellës të paketuar me kokainë. Në rrethana të tilla, operatorët kanë kontrolluar subjektin dhe makinën, duke i gjetur në zotërim një shumë prej 480 € të ndarë në prerje të ndryshme.

 

Më tej, policët arritën në shtëpinë e të 28-vjeçarit, ku gjetën një sasi lënde narkotike të paketuar dhe të destinuar për shitje.

 

Për shkak të ngjarjeve të ndodhura, shqiptari u arrestua dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë, në pritje të vendimit të Gjykatës së Riminit.