Rënia në peshë është kthyer në një problem të përhershëm .

 

 

Ekspertët janë kundër regjimeve drastike që e frenojnë njeriun nga ushqimi dhe rekomandojnë kura natyrale e të shëndetshme.

 

E tillë është kura me uthull molle dhe lëng limoni, përfitimet e së cilës AgroWeb.org i sjell më poshtë.

 

 

Uthulla e mollës ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, nxit ndjesinë e ngopjes, përmirëson tretjen dhe ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt.

 

Nga ana tjetër, konsumi i vetëm i lëngut të limonit nuk shkrin yndyrnat e akumuluara në organizëm, por gjithësesi ofron shumë përfitime shëndetësore.

 

Uthulla e Mollës  Zgjat Ndjesinë e Ngopjes

Uthulla e mollës nxit rënien në peshë duke forcuar metabolizmin dhe frenuar oreksin.

 

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një tjetër studim i vitit 2005 zbuloi se uthulla zgjat ndjesinë e ngopjes.

 

Përbërësi kryesor i uthullës është acidi acetik.

 

Sa më të larta dozat e acidit acetik në organizëm, aq më e plotë do të jetë ndjesia e ngopjes pas një vakti të pasur me karbohidrate.

 

Përveç kësaj uthulla e mollës nuk përbën problem për shqetësimet e stomakut, sidomos nëse e merrni në masën e duhur.

 

Sa më shumë të zgjasë ndjesia e ngopjes, aq më pak kalori do të merren gjatë ditës dhe me kalimin e kohës, pesha trupore do të arrijë nivelet e dëshiruara.

 

Vitamina C dhe Rënia Në Peshë

Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric.

 

Nga ana tjetër, disa studime të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.

 

Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C.

 

Kivi, specat dhe agrumet janë burime të tjera të shkëlqyera të vitaminës C.

 

Uthulla e Mollës Dhe Lëngu i Limonit Për Humbjen Në Peshë

Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë dy substanca natyrale të cilat mund të përfshihen mjaft mirë në shumë regjime të ndryshme ushqimore.

 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që pesha mund të ikë sa hap e mbyll sytë vetëm duke pirë lëng limoni apo uthulle.

 

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

 

Uthulla e mollës dhe lëngu i limonit janë aleatë të vyer në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

 

Nëpërmjet limonit, ju mund të pini më shumë ujë dhe të hidratoheni më shumë.

 

Nëpërmjet uthullës, ju mund të fuqizoni organizmin dhe përmirësoni tretjes.

 

Megjithatë duhet të tregoni kujdes me masat e konsumuara sepse të dyja këto lëngje janë acidike dhe shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

 

Përgatitja

Për të përgatitur këtë kurë mjafton që çdo ditë të shtoni në një gotë 300 ml me ujë të vakët një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë gjelle lëng limoni të freskët.

 

Përziejeni mirë dhe më pas pijeni pasi të keni ngrënë mëngjes. Provojeni për 30 ditë dhe organizmi juaj do të jetë më i lehtësuar./AgroWeb.org

 

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.