Dy shoferë janë nën hetim pasi u kapën duke transportuat emigrantë të paligjshëm.

 

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, në automjetin tip kamion që secili prej tyre drejtonte u gjetën të fshehur tre emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy persona, për të kaluar ilegalisht kufirin.

 

Kështu nisi hetimi për 55 vjeçarin P. P., banues në Tiranë dhe 60 vjeçarin A. T., banues në Stamboll të Turqisë.

 

 

Gjithashtu polcia e Korçës bën të ditur se një 30 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Prrenjas. A. R., u kap në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.