Një masakër ka ndodhur sot në Beograd. Një 14-vjeçar hapi sulm me zjarr ndaj mësueses së historisë e më pas ndaj nxënësve. Nga ky sulm humbën jetën 9 persona, ndërkohë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

“U shtriva mbi shokët e vrarë të klasë që të mendonte se kisha vdekur”, ka thënë  dëshmitarja.

 

Një nxënëse në klasën ku ka ndodhur sulmi ka thënë për mediat serbe se ai është futur brenda dhe në fillim ka sulmuar mësuesen e historisë, më pas ai është futur brenda dhe në fillim ka sulmuar mësuesen e historisë, më pas u kthye nga shokët dhe ka filluar të gjuajë pa pushim.

 

“Ai filloi të qëllonte, qëlloi të parën mësuesen e historisë dhe më pas ka vazhduar pa pushim të qëllojë, ai vrau dy miqtë e mi. Unë u shtriva sipër tyre që të mendonte se edhe unë isha e vdekur. ai doli nga klasa të shtënat vazhdonin të dëgjoheshin sepse ai godiste edhe në korridore. kur u ngrita pash se shokët e mi kishin vdekur”,-tha vajza e cila ishte në klasën ku 14-vjeçari nisi sulmin me armë.