Ish-futbollisti i Barcelonës, Pique është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij, këngëtares Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”. Pique udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut, për të parë fëmijët e tij.

 

Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

 

Sherri ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.