Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend. Në mbledhjen e kësaj të enjteje, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës. Kështu nafta do shitet me 169 lekë/litri nga 172 Lekë/litër që ishte më parë.

 

Ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës dhe gazit. Benzina do të shitet me 172 Lekë për litër nga 175 Lekë që ishte më parë, ndërsa gazi do të shitet me 62 Lekë për litër nga 66 Lekë për litër.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.