Në rrjetet sociale qarkullon një “fakt” se njerëzit gëlltisin deri në tetë merimanga në vit ndërsa flenë. Ky është një pretendim që ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë dhe madje shumë njerëz e besojnë. Por nuk është e vërtetë, pasi është vërtetuar se, njerëzit nuk gëlltisin merimangat ndërsa flenë.

 

Ka disa arsye pse merimangat nuk i shqetësojnë njerëzit në gjumë. Para së gjithash, njerëzit janë jashtëzakonisht të mëdhenj në krahasim me merimangat, ndaj këto të fundit, mund të perceptojnë vetëm një pjesë të kësaj madhështie.

 

 

Po ashtu, një merimangë do ta kishte frikë një person duke fjetur, sepse njerëzit priren të bëjnë shumë zhurmë me rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen e tyre ndërsa flenë. Këta tinguj krijojnë dridhje ndaj të cilave merimangat janë jashtëzakonisht të ndjeshme. Si rezultat, ata ka të ngjarë të bëjnë çmos për të shmangur njerëzit.

 

Ekspertët pajtohen se një merimangë mund të zvarritet në gojën tuaj ndërsa jeni duke fjetur, por kjo nuk ka gjasa. Nëse një merimangë ngjitet në fytyrën tuaj ndërsa flini, ndjesia e tetë këmbëve të vogla në lëkurë mund t’ju zgjojë shumë shpejt.

 

 

Burimi i kësaj “të vërtete” vjen nga një artikull i vitit 1993 që thoshte se njerëzit besonin gjithçka që lexonin në internet. Artikulli i botuar në revistë hodhi këtë informacion për merimangat për të vërtetuar pretendimin e tij.

 

Sipas Britanicca.com, përveç kësaj, nëse jeni duke kërkuar për një rezultat më shkencor, në një artikull të botuar në Scientific American në 2014, ekspertët deklaruan se ky informacion nuk pasqyron të vërtetën.