Rreth 60.7 milionë persona në Türkiye do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, që mbahen në maj të këtij viti.
Sipas autoriteteve,3.4 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë shtetit, do të mund të votojnë në këto zgjedhje.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i votimit për shtetasit turq që jetojnë në këto vende, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Türkiye më 14 maj.
1.416 shtetas turq janë të regjistruar në Shqipëri , kurse në Maqedoninë e Veriut 4.107, me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësi të votojnë për tri ditë me radhë në përfaqësinë diplomatike
Procesi për zgjedhjet e 14 majit në Türkiye filloi në ambasadën turke në Tiranë, ku ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay, në një deklaratë për Anadolu tha se qytetarët turq të regjistruar si rezidentë në Shqipëri votojnë për zgjidhjet presidenciale dhe parlamentare të Türkiyes.
Ai tha se procesi i votimit për zgjedhësit turq që jetojnë në Shqipëri do të jetë në datat 5-7 maj.
"Të drejtën e votës do ta përdorin ata zgjedhës që janë të regjistruar si rezident në Shqipëri. Ftoj të gjithë qytetarët tanë të përdorin të drejtën e tyre demokratike dhe uroj që këto zgjedhje të jenë në të mirë për vendin tonë", tha ambasadori Atay.
Ndërkaq, votuesit në Shkup filluan të votojnë duke nisur nga ora 09:00, në ambientet e Ambasadës së Türkiyes.
Votuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi do të votojnë nga data 6 deri më 7 maj.
Avionë të Turkish Airlines do të transportojnë votat e diasporës në Ankara.Të gjitha fletëvotimet jashtë shtetit do të hapen njëkohësisht me ato të brendshme pasi të përfundojë procesi i votimit në Türkiye.