Aleks L. 22 vjeç është i riu që mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Lezhë. Plagosja me armë ndodhi pas një sherri mes disa të rinjve për lojën në bilardo.

 

 

Fillimisht 3 të rinjtë u konfliktuan verbalisht për lojën dhe më pas dolën në ambientet e jashtme. Dy prej personave në konflikt iu bashkua edhe një i tretë dhe dhunuan fizikisht 22-vjeçarin duke e goditur me grushte dhe sende të forta. Më pas njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë në këmbë të riun.

 

Të paktën 3 të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar nga dëshmitarët. Në vendngjarje shkoi policia ku bëri rrethimin e zonës dhe mblodhi provat në skenën e krimit.

 

Aty nuk mundi të gjente asnjë prej personave të përfshirë pasi ishin larguar. Por policia u njoftua më vonë nga spitali që aty kishte shkuar për ndihmë mjekësore një person, pikërisht 22-vjeçari Aleks L.

 

Hetimet vijojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë dhe për të zbardhur shkaqet e sherrit. /tvklan