Policia e Matit ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Hulk Dedja, një i ri me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

 

Dedja dyshohet se në një lokal në qytetin e Burrelit, tentoi të vriste një person tjetër e më pas u largua menjëherë nga ambientet e lokalit. E për këtë fakt ditën e djeshme gjatë kontrollit policor në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të Policisë dhe 1 krehër kallashnikovi.

Hakmarrjet e përgjakshme mes dy familjeve

 

Hulk Dedja është i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli. 18-vjeçari, në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi. Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit.

 

Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja, ka ndodhur në vendin e quajtur “Lagjja e Re”, në qendër të Burrelit. Dyshohet se mesditën e 5 majit 2011, Hulk Dedja ka qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonin Ismet Kola dhe nipi i tij, Bashkim Dervishi. Për pasojë, Kola u plagos me dy plumba në bark, ndërsa Dervishi në shpatullën e djathtë. Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre. Nga ana e Kolajve është vrarë Haki Kola, babai i Ismet Kolës dhe dy vëllezërit e tij, Fiqiri e Medi Kola. Këta janë vrarë nga Halit Canameti, i cili gjithashtu është vrarë vite më vonë në pabesi, në shtëpinë e një miku të tij. Nga ana tjetër, Kolajt i kanë vrarë dy njerëz të afërt Canametit, në fisin Xhetani. Viktima më e fundit e hakmarrjes ka qenë babai i Hulkut, Haliti, i cili në Tiranë njihej si Donald Dedja. Ai u ekzekutua me armë zjarri më datën 16 dhjetor 2010, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë ish-uzinës “Enver” në Tiranë. Dedja, në vitin 1997, punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain. Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë.

 

Policia

 

29-vjeçari më precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krehër kallashnikovi.

 

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi. Policia njoftoi se vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.