Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherazi drejtues politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit.

 

Balla ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij Irisin dhe nipin e tij, Joelin që voton për herë të parë.

 

Ai është paraqitur pranë qendrës së votimit rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë.