Ka folur personi të cilin deputeti demokrat Edmond Spaho e tërhoqi sot nga krahu, brenda qendrës së votimit në Zvezde të Korçës.

 

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se është votues dhe se deputeti e mori zvarrë për ta nxjerrë jashtë duke e kërcënuar.

 

Çfarë ndodhi?

 

Qytetari: Vjen Edmond Spaho, na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë.

 

-Kë mori, ty?

 

Qytetari: Mua e ca të tjerë.

 

-Pse, kishte ndonjë arsye?

 

Qytetari: Pse rrini këtu, ne ishim në radhë këtu për të votuar.

 

-Jeni votues?

 

Qytetari: Po, votues jemi. Ne ishim këtu në rresht. Ne votuam si iku Spaho. Ça duan deputetët këtu që vijnë e na kërcënojnë ne?!

 

-Të kërcënoi?

 

Qytetari: Ça?! Më tërhoqi zvarrë mo!

 

-Po ju votuat?

 

Qytetari: Po si s’votuam? Pse atë do pyes unë?!  Po pres motrat dhe vëllezërit të vijnë, se nuk mund të dëgjoj të shara unë prej deputetëve. Shajti, si s’shajti! Na ndërpresin…

 

-Si quheni?

 

Qytetari: Unë Mondi, na turpëroi dhe emrin, ma vodhi!