Teksa numërimi i votave është drejt përfundimit në Kukës, kandidati i Partisë Socialiste Safet Gjici, është në radhë i pari me një diferencë prej rreth 600 votash nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

 

 

Janë numëruar 22 kuti ndërsa tre të tjera janë në proces.

 

Në total janë 6066 vota të vlefshme ku kandidatët janë me votat përkatësisht: Safet Gjici 3029 vota, Admir Sinamati 2456 vota, Abedin Oruçi i “Partia Europiane për Integrim” 581 vota.

 

 

Ndërsa në Has po numërohen kutitë e fundit, kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4101 vota ndërsa kandidati i Partisë Socialiste 3270 vota.