Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 758 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj kryeson rezultatin e numërimit të votave me 54.45% (125.670 vota).

 

 

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “BashkëFitojmë”, Belind Këlliçi e ndjek me 34.79% (80.301).

 

Pra thuajse me mbi 45 mijë vota diferencë.

 

 

Ndërsa kandidatët e partive të tjera, konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave.

 

Roland Bejko me 4.28%.