Safet Gjici: Dua të falenderoj të gjithë banorët e Kukësit rozë. Kjo vjen vetëm nga puna që kemi bërë për katër vite. Besimi i madh që është dhënë tashmë, me një diferencë të madhe, tashmë ne Kukësi e kuksianët jemi futur në një rrugë zhvillimi të pandalshëm. Të gjitha projektet zhvillimore do të realizohen absolutisht të gjitha. Falenderoj shumë skuadrën time dhe drejtuesin politik të Kukësit Pandeli Majkon dhe jemi takuar me shumë banorë e kemi diskutuar problematikat e hallet. Falenderoj shumë të gjithë ata që na bashkohen në këtë fitore të madhe, ne jemi shumicë në Kukës dhe ftoj të gjithë demokratët të afrohen dera jonë është e hapur. Ne kemi treguar që i shërbejmë të gjithëve njësoj, për zhvillimin e Kukësit dhe kuksianëve, falendëroj emigrantët, kemi mbështetjen e tyre për të zhvilluar Kukësin. Faleminderit për mbështetjen, rrofshin kuksianët kudo që janë.