Shefi i Zyrës së Komunikimit në Presidencën e Türkiyes, Fahrettin Altun, ka reaguar ndaj publikimeve skandaloze të revistës franceze “Charlie Hebdo”, në lidhje me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.
"Po i drejtohem 'Charlie Hebdo' dhe derivateve të saj. Çfarëdo që të bëni, nuk mund të frikësoni Recep Tayyip Erdoğanin. Ju nuk mund të na ndaloni në rrugën tonë," tha Altun.
Altun bëri të ditur në profilin e tij në rrjetet sociale se publikimi i shëmtuar i “Charlie Hebdo”, i cili është një nga qendrat e rëndësishme të provokimeve, fyerjeve dhe mallkimeve në mediat botërore, me karikaturën më të fundit imorale dhe çnjerëzore drejtuar presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i ka treguar edhe një herë botës se sa është e neveritshme.
“Duket se suksesi i madh i presidentit tonë në zgjedhjet e 14 majit i ka bërë të poshtër të mos flenë, të përhapin gjendjet e tyre të sëmura dhe të shpërndajnë urrejtjen e tyre. “Ne e dënojmë ashpër këtë imoralitet dhe i shikojmë me sy të mëshirshëm teksa luftojnë në këtë dëshpërim”, tha Altun./TRT