Kryetari i PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj ka mbajtur konferencë për media, ku do të shpalosim dëshmi të përndjekjes së policisë ndaj ish-aksionarëve të NPB-së nga radhët e PSD-së.
Ish aksionerët dhe ish-drejtori kanë qenë në kohën kur Shpend Ahmeti me PSD-në qeverisnin me Prishtinën.
Deri më tani bëhet me dije që kanë bastisur shtëpitë e ish-drejtorit dhe ish-aksionerëve të ndërmarrjes publike banesore.
PSD thotë që me aksionin e bastisjes në Ndërmarrjen Publike Banesore, policia me në krye ministrin e punëve të brendshme është përndjekje politike.
Dren Kukaj, ish-aksionar i NPB-së tashmë anëtar i kryesisë së PSD-së, është shprehur se policia i ka bastisur shtëpinë e tij dhe të prindërve, duke i marrë një celular dhe dy kompjutera.
“Policia më ka thënë se do të ma kthejnë një telefon që ma kanë marrë kohë më parë e ma kanë kërkuar telefonin tjetër. Ma kanë konfiskuar telefonin tim. Së pari e kanë bastisë banesën e prindërve të mi, kanë marrë dy kompjuterë, të nënës dhe të babës tim. I kam ftuar në shtëpinë time, nga aty nuk kanë marrë asgjë, përpos telefonit të cilin na kanë udhëzuar fillimisht ti dorëzojmë. Unë nuk kam si ta shoh ndryshe pos si përndjekje, pasi Ministri i Punëve të Brendshme del e thotë që ka qenë aksion i sukssesshëm ende pa përfundu. Unë kam qenë i gatshëm të dorëzoj çkado që kam pasë, në këtë rast, fillimisht si dëshmitar e pastaj si i dyshuar. Ka vendime të gjykatave civile që për projektin për të cilin jemi në gjykatë është i ligjshëm. Ekziston një grup parapolitik i përbërë nga një grup i Lëvizjes Vetëvendosje që na përndjekë. Sikur të isha në LVV edhe do kishim bë atë projekt, do të konsideroheshim heronj. Jam i indinjuar, ju betohem se do të iu kundërpërgjigjem. Mezi pres të dalë para një gjykate e të them çka kam.”– tha Dren Kukaj.
“Ajo që tash po e konstatoj, do ta argumentoj. Është krejtësisht e qartë se është përndjekje politike. A nuk erdhën në pushtet për të vendosur drejtësi për krimet ekonomike, a nuk erdhën në pushtet për të përndjekur hajnat e mëdhenj. Ata po përndjekin PSD-në.”– tha Dardan Molliqaj.