Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia bën me dije se pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, një kamion është pëplasur me një automjet tip “Benz”.

 

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy pasagjerët që udhëtonin në automjetin tip “Benz”. Ata janë dërguar në Spitalin e Pogradecit për ndihmë të specilizuar mjekësore.

 

“Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

 

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.