Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev është shprehur se furnizimi me armatim më të avancuar të SHBA-së në Ukrainë vetëm do të shkaktojë më shumë sulme hakmarrëse.

 

"E gjithë Ukraina që mbetet nën sundimin e Kievit do të digjet," është shprehur Medvedev në një intervistë për gazetaren Nadana Fridrikhson.

Fridrikhson e pyeti Medvedevin, i cili si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit është bërë një nga figurat më të ashpra pro-luftës të Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës, nëse përdorimi i armëve me rreze më të gjatë mund ta detyrojë Rusinë të negociojë me Kievin. 

 

 

"Rezultati do të jetë krejt i kundërt," u përgjigj Medvedev, në komentet që Fridrikhson postoi në kanalin e saj Telegram. 

 

"Vetëm frikacakët moralë, nga të cilët ka mjaftueshëm si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Kapitol, mund të argumentojnë kështu." 

 

Pentagoni tha të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës ishte përfshirë në një paketë ndihme ushtarake amerikane prej 2.175 miliardë dollarësh.