Shërbimi i Instagram është kthyer për shumicën e përdoruesve tha kompania, pasi një problem teknik që ndërpreu shërbimet për mijëra njerëz ishte zgjidhur.
“Më herët gjatë ditës kishte probleme teknike nga të cilat disa përdorues kishin vështirësi në qasjen në Instagram. Ne e zgjidhëm problemin aq shpejtë sa mundëm për të gjithë që ishin ndikuar nga ato”, deklaroi për Reuters një zëdhënëse e Meta.
Por kompania nuk bëri të ditur numrin e përdoruesve të prekur nga ndërprerja. Megjithatë faqja e internetit për gjurmimin e ndërprerjeve Downdetector.com tregoi se në SHBA kishte më shumë se 100,000 raportime, 24,000 në Kanada dhe mbi 56,000 në Britani.
Më shumë se 180,000 përdorues raportuan probleme me qasjen në Instagram në kulmin e ndërprerjes.
Instagrami nuk funksionoi për disa përdorues të dielën rreth orës 23:45, sipas faqes së internetit të gjurmimit të ndërprerjeve Downdetector.com. Numri i ndërprerjeve u lehtësua në pak më shumë se 7,000 raporte që nga ora 02:30.
Downdetector gjurmon ndërprerjet duke renditur raportet e statusit nga disa burime, duke përfshirë përdoruesit.