Është arrestuar në Greqi i shumëkërkuari Laert Haxhiu. Haxhiu është kapur në Janinë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

 

Sipas informacioneve ai qëndronte në shtetin grek me leje qëndrimi greke të falsifikuar.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, në Janinë, nga Policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.