Princi Harry ka folur për herë të parë pas lajmeve se ai ka marrë me qira një dhomë hoteli për të kaluar kohë vetëm larg gruas Meghan Markle.
“Kjo nuk është e vërtetë,” tha një përfaqësues i Dukës së Sussex, në një deklaratë për mediat.
Përgjigja vjen pasi The Sun raportoi se Harry do të rezervonte një dhomë private në hotelin luksoz San Vicente Bungalows, pa Meghan. San Vicente Bungalows është i njohur për prioritizimin e privatësisë së mysafirëve të tyre me rregulla që nuk përfshijnë kamera brenda ambienteve të tyre. Hoteli thuhet se i ndalon mysafirët të ndajnë përvojën e tyre ose t’u afrohen të tjerëve.
Harry, i cili ka djalin Archie dhe vajzën Lilibet me Dukeshën e Sussex-it, u bë kryefjalë në fillim të këtij muaji kur dyshja konfirmoi se ata ndiqeshin në New York nga disa fotografë.