Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Aachen në Gjermani, ku një 28-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar me thikë në një parkim.
Bild shkruan se viktima është 28-vjeçarja Jetmira Beka nga Mitrovica, nënë e 3 fëmijëve. Ndërkohë që autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica.
Mediat kosovare shkruajnë se identiteti i tij është Besmir Ademi, personi që shihni në foton e mësipërme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës, 20 maj. Autori është ndaluar nga policia dhe ndodhet në paraburgim
Në një prononcim për media, e ëma e viktimës ka thënë se ish-bashkëshorti i vajzës ishte tepër i dhunshëm dhe e rrihte me kabllo. Dhuna ishte arsyeja e ndarjes së vajzës me bashkëshortin, sipas të ëmës.