Tarifat doganore për importet nga Ukraina në Bashkimin Evropian do të mbeten të pezulluara për një vit tjetër, vendosën sot vendet anëtare të BE-së, në Strasburg gjatë një votimi për zgjatjen e masave tregtare.

 

“Me rinovimin e këtyre masave, BE-ja po vazhdon të demonstrojë mbështetjen e saj të palëkundur politike dhe ekonomike për Ukrainën, e cila po përballet ende me agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”, tha Këshilli i Ministrave në një deklaratë.

 

“Masat do të ndihmojnë Ukrainën të ruajë stabilitetin e marrëdhënieve të saj tregtare me BE-në dhe të mbajë ekonominë e saj në kushte sfiduese”, sipas deklaratës.

 

Pezullimi hyri në fuqi në mesin e vitit të kaluar si një përgjigje ndaj pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës dhe tani është zgjatur deri në qershor 2024.

 

Zgjatja nxiti polemika.

 

Vendet anëtare lindore të BE-së, duke përfshirë Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë dhe Rumaninë kundërshtuan rritjen e importeve të ushqimit dhe ushqimit të kafshëve nga Ukraina.

 

Fermerët e tyre e panë veten të ekspozuar ndaj konkurrencës së pandershme.

 

Në përgjigje, Komisioni Evropian njoftoi ndihmë financiare shtesë për vendet e prekura.