Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujari Osmani, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, është e rëndësishme qe të ulen tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut.

 

Ai po qëndron për vizitë në Kosovë ndërsa folur pas takimit me homologen e tij, Donika gërvalla.

 

“Ne mbështesim këtë proces që mbështet stabilitetin rajonal, është e rëndësishme të ulen tensionet në veri të Kosovës që t’i jepet hapësirë dialogut të lehtësuar nga BE”, ka thënë ai.

 

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani theksoi marrëdhëniet e mira me institucionet e Kosovës.

 

Ai tha se prioritet i tyre janë të rinjtë.

 

Ndërsa ministrja Donika Gërvalla ka theksuar se në këtë takim biseduan edhe për implementimin e marrëveshjeve të Berlinit për çka kërkoi qe ato të zbatohen nga të gjitha vendet nënshkruese. /KosovaPress/