Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar këtë të premte shkarkimin e Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjyakatës së shkallës së parë Vlorë dhe të Lazer Sallakut, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tiranë.

 

Këto vendime të marra pas seancave dëgjimore të rivlerësimit, për Lazer Sallakun dhe Hyrjet Lamaj mund të mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

 

Njoftimi i KPK për gjyqtarin Lazer Sallakun:

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Lazer Sallaku  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

 

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Lazer Sallaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.          

 

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

 

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

 

Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023. 

 

Njoftimi i KPK për prokurorin Hyrjet Lamaj:

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

 

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Vlorë.

 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.      

 

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

 

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

 

Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023