Që pas largimit nga politika, daljet e Fatos Nanos kanë qenë të rralla, e më të rralla ato ku ai është së bashku me bashkëshorten, Xhoanën.

 

Megjithatë, pak ditë më parë çift është rishfaqur në Shqipëri, pasi Xhoana Nano ka festuar 50 vjetorin e lindjes.

 

Edhe pse ata janë shkëputur prej vitesh dhe tashmë, e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë, çifti Nano shumë rrallë janë parë në dalje publike.

 

Këtë herë ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

 

“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon foton e partneres së ish-kryeministrit.