Ka përfunduar seanca ndaj Laert Haxhiut, në Gjykatën e Janinës. I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, do të dërgohet në burgun e Koridhalos në Greqi deri në shqyrtimin e dosjes së dokumentacionit për ekstradimin e tij.

 

Avokatët e 31-vjeçarit deklaruan se Haxhiu nuk pranon asnjë akuzë për të cilat është dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes.

 

Sipas avokatëve, Laert Haxhiu nuk dëshiron të ekstradohet në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi. 

 

Tashmë, çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

 

Ndërsa për 35-vjeçarin Juxhin Bajrami, gjykata e Janinës vendosi ta lirojë pa asnjë masë sigurimi të riune akuzuar për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi të rreme”.