Pas lëshimit të sirenave të alarmit në komunat veriore, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim duke thënë se, është duke i asistuar kryetarët e komunave për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare.

 

Policia ka deklaruar që sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, o ndërmerr veprime në ofrim të sigurisë dhe ruajtje të rendit dhe sigurisë publike.

 

“Policia e Kosovës(PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, ka shkruar Policia. /KosovaPress/