Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas deklaratave kritikuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

 

Sipas ministrit Sveçla etiketimi i veprimeve të ligjshme të policisë si “të dhunshme” dhe operacionit të saj si “dhunë”, është “ftesë” për Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës.

 

“Cilësimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

 

 

Ai ka thënë se keqinterpretimi i realitetit në këtë situatë mund të rezultojë me kosto njerëzore.

 

“Veprimet e tilla kanë eskaluar ashpër dhe panevojshëm situatën duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ato do të kenë pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”, thuhej në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.