Bashkimi Evropian dënoi marrëveshjen midis Rusisë dhe Bjellorusisë për të lejuar vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.

 

“Ky është një hap që do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm jashtëzakonisht të rrezikshëm,” tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, shkruan Reuters.

 

Borrell tha se vendimi binte ndesh me marrëveshje të shumta ndërkombëtare.

 

Rusia vazhdoi me planin e saj për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, udhëheqësi i së cilës tha se kokat e luftës ishin tashmë në lëvizje. Plani u njoftua nga presidenti rus Vladimir Putin në mars.