Kan kaluar 4 muaj nga fatkeqësia e shekullit.

Në 11 krahina ku u përjetuan shkatërrime të mëdha, plagët u shëruan shpejt me mobilizimin e të gjitha mjeteve nga shteti.

Ndërkohë që u kryen studime për vlerësimin e dëmeve nga Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, u hodhën themelet e banesave.

Në Hataj, ku tërmeti goditi më së shumti, banesat dhe shtëpitë e fshatrave po ndërtohen me shpejtësi.

Personeli prej 612 personash vazhdojnë të punojnë në 3 turne për 364 shtëpi në lagjen Altınözü.

 

Rasim Veysi, i cili ka kontrolluar shtëpinë me familjen e tij, u shpreh se

“Ju nuk mund të ndërtoni një shtëpi si kjo nëse e bëni vetë. Unë jam viktimë e tërmetit, kam ardhur të shoh këto shtëpi se kam qenë kurioz. Nuk e besova, erdha, e pashë me sytë e mi, e ndërtuan dhe është perfekte.” 

 

Kryetari i lagjes Babatorun Ahmet Özer tha:

Në lagjen tonë po ndërtohen 150 shtëpi me urdhër të Presidentit tonë.. Presidenti ynë e mban premtimin. Ai është gjithmonë me viktimat e tërmetit. Banorët e fshatit tonë presin me padurim shtëpitë e tyre.I jemi mirënjohës Presidentit tonë, ai nuk na lë kurrë vetëm.”

Inxhinierja e Ndërtimit Esra Abdulganioğlu:

 

“Po realizojmë projektin e  500 shtëpive. Kohëzgjatja e projektit tonë ishte 1 vit, por po punojmë që ta përfundojmë më herët. Ne kemi 150 plane banimi në këtë rajon. Janë gërmuar themelet e 50 shtëpive. Shtëpitë janë ndërtuar në përputhje me arkitekturën lokale dhe rregulloret për tërmetet. Ka njerëz që vijnë për të vizituar shtëpitë. Atyre u pëlqen shumë. Kur ata janë të lumtur, jemi të lumtur edhe ne.”