Raportuesja e për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme, duke shtuar se Qeveria po bën manovra të rrezikshme.
“Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë”, tha ajo në një konferencë për media.
“Askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, shtoi Von Cramon.
Cramon thotë se deklaratat e zyrtarëve amerikanë, më konkretisht DASH, Blinken dhe ish të dërguarit amerikan në Ballkanit Perëndimor, Grenell kanë qenë të papranueshme. Sipas saj, këto lloj qëndrimesh nuk janë të nevojshme për aq kohë sa nuk zgjidhin situatën dhe as nuk i japin zgjidhje eficente procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.
“Deklaratat e zyrtarëve amerikane janë më të ashprat që kanë ndodhur dhe kam dëgjuar. Mendoj që mos të jemi në atë situatë duke mbajtur ato qëndrime sepse kjo nuk e zgjidh situatën në Kosovë dhe as procesin e dialogut.”- thotë Cramon.