Katër persona kanë humbur jetën pasi një varkë me më shumë se 20 pasagjerë u mbyt nga erërat e forta në liqenin Maggiore në veri të Italisë.
Varka u përmbys mbrëmjen e së dielës mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona, thonë mediat italiane.
Pesë persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital.
Informacionet e pakonfirmuara thonë se viktimat janë italianë, izraelitë dhe rusë.
Attilio Fontana, president i rajonit të Lombardisë, tha se “incidenti shumë i rëndë” ishte për shkak të motit të keq.
Ai bëri me dije gjithashtu se varka ishte e gjatë 16 metra dhe ishte punësuar nga turistët. Sipas mediave italiane pasagjerët po festonin një ditëlindje.